Chelsea në negociata me babain e Messit
Londër, 8 janar - Chelsea ka hyrë në negociata me babain e Lionel Messit për të shtyrë përpara idenë e transferimit të tij në Stamfrod Bridge.
Rac 1 raporton se Chelsea ka pasur disa telefonata me babain e Leos, Jorge Messin.
Në këtë telefonatë është folur për pagën e argjentinasit e cila do besohet se do të jetë rreth 25 milionë euro në vit.
Ka pasur edhe tjera raportime që Chelsea është i gatshëm të paguajë 250 milionë euro për të marrë argjentinas.
Ndryshe është presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ai që siguroi tifozët e Barcelonës që Messi nuk do të largohet nga klubi.