Chelsea në garë për Barkleyn
Sipas DailyStar, blutë do të bëjnë ofertën për 20-vjeçarin, sezonin e ardhshëm veror.
Londinezët e kishin konkurrent Manchester Cityn, mirëpo kampioni anglez është tërhequr paksa për shkak të shumës së lartë që kërkon Evertoni.
City ishte gati të paguante 35 milionë funte për shërbimet e futbollistit anglez, mirëpo klubi i tij aktual nuk dëshiron të dëgjojë shumë më të vogël se 50 milionë funte.
Manuel Pellegrini do të shqyrtojë opsione tjera, ndërkohë që Jose Mourinho tashmë e ka rrugën të hapur.