Chelsea gati të paguajë 60 milionë funte për Cristiano Ronaldon
Chelsea ka bërë të qartë se është e interesuar për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid, madje menjëherë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ylli portugez spekulohet se mund të largohet nga Santiago Bernabeu dhe Blues me në krye ish trajnerin e Ronaldos nga Madridi, Jose Mourinho, janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë funte për blerjen e tij.
Sipas Daily Express, Chelsea i është bashkuar Manchester Unitedin në mesin e klubeve të interesuara për Ronaldon, në rast se ai vendos të largohet nga Real Madrid.