Chelsea, 60 milionë euro për Falcaon
Londër, 9 dhjetor - Klubi anglez, Chelsea insiston në yllin e Monacos, Radamel Falcaon. Blutë e Londrës janë të vendosur për të transferuar ish yllin e Atletico Madridit, i cili duket se nuk është i kënaqur me periudhën që po kalon në Monaco.
Daily Star të dielën shkruan se Jose Mourinho i Chelseas është i gatshëm të shpenzojë hiq me pak se 60 milionë euro për ta blerë 27 vjeçarin.
Ndryshe, nënkryetari i Monacos, Vadim Vasileyev këmbënguli se lojtari nuk do të largohet nga klubi francez.
Ai është shumë i lumtur këtu. Ai ndihet shumë mirë në Monaco. Ai e do këtë klub, ka thënë Vasileyev.
Megjithatë, Mourinho do të provoj që në afatin e janarit në Stamford Bridge ta sjell Falcaon.