11 Janar 2025

Chelsea, 50 milionë humbje gjatë vitit 2013

Londër, 1 janar - Chelsea ka zbuluar një vlerë prej 49.4 milionë funte humbje gjatë vitit të kaluar, më saktë deri në qershor të 2013.

Qarkullimi i grupit prej 255.8 milionë euro është rekord i klubit, por Blutë u bënë kampionët e parë evropianë që u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve (sezonin e kaluar), si pasojë e të cilës ata pësuan rënie në të ardhura.

Megjithatë, përfshirë fitimin prej 1.4 milionë funte nga viti 2012, Chelsea është i bindur se ata nuk rrezikojnë të bien pre e rregullave të Fair Play-t Financiar.

“Që nga fillimi i pronësisë aktuale të Chelseat, objektivi afatgjatë ishte stabiliteti financiar, dhe implementimi i Fair Play-t Financiar nga UEFA dhe Premier League e ka sjellë këtë në krye të agjendës së klubeve të futbollit”, ka thënë kryetari i bordit të klubit, Bruce Buck.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)