10 Janar 2025

Champagne: Kosova drejt UEFA-s

Gjenevë, 11 janar - Kandidati për president të FIFA-s, Jerome Champagne, është duke ndihmuar Federatën e Futbollit të Kosovës për anëtarësim në UEFA e FIFA.

Në një intervistë për gazetën Tribuna, ai thekson se ky mund të jetë viti i Kosovës dhe se gjasat janë që vendi ynë të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Champagne ka deklaruar se Kosova ka të drejtë të luajë dhe është i bindur se viti 2015 do të jetë më i mirë për shtetin tonë.

“Kosova ka të drejtë të luajë. Unë bisedova edhe me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës (Besim Hasani), e urova për pranimin. KOK-u u pranua në KON dhe komuniteti i futbollit ka të drejtë të luajë në Lojëra Olimpike.\"

\"Mirëpo, kjo më bën të pikëlluar, sepse do të doja që UEFA dhe FIFA ta pranonin së pari Federatën e Futbollit të Kosovës. Ne tash jemi duke punuar për të aplikuar për anëtarësim. Gjithashtu jemi duke provuar të jemi pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2018. Ky është objektivi ynë”.

Miku i Fadil Vokrrit e ka komentuar edhe ndeshjen e shumëfolur mes Serbisë dhe Shqipërisë, duke thënë se ajo çfarë ndodhi nuk kishte të bënte asgjë me futboll.

“Nuk dua të komentoj vendimet. Vetëm dua të them se ajo nuk kishte të bënte me futbollin, e as me marrëdhëniet mes dy vendeve në rajon. Mendoj se ndeshja e ardhshme që do të luhet në tetor (në Shqipëri) do të kalojë pa ndonjë problem”, ka thënë Champgane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)