Cesare Prandellin mund të rinovojë me Italinë
Romë, 28 shkurt - Cesare Prandellin mund të rinovojë me ItalinëBotërori është akoma larg, pasi duhen edhe 100 ditë për startin e tij.
Por pavarsisht kësaj, në këto kohë tema kryesore në Itali është se kush do të zëvendësojë Cesare Prandellin në krye të kombëtares së kaltër pas kompeticionit që do të zhvillohet në Brazil.
Pas një sërë emrash ku janë përfshirë Massimiliano Allegri mbi të gjithë, por edhe tekniku aktual I Japonisë, Alberto Zaccheroni, në orët e fundit ka dalur një opsion I tretë, dhe ky opsion është rinkonfirmimi I vetë Prandellit.
Është e vërtetë që ish trajneri I Fiorentinës ka shprehur dëshirën e tij për tu kthyer të punojë në fushat e futbollit me kohë të plotë, pra të marrë drejtimin e një klubi.
Megjithatë kjo dëshirë e Prandellit mund të plotësohet edhe pa qenë nevoja për të lënë kombëtaren pasi drejtuesit e Federatës Italiane të futbollit e vlerësojnë shumë 56-vjeçarin dhe janë të gatshëm të bëjnë çmos për ta mbajtur teknikun në krye të kombëtares edhe për sezonet e ardhshme.
Projekti I ri që pritet ti ofrohet Prandellit për të vazhduar në krye të përfaqsues është ai kreut të të gjithave kombëtareve italiane të futbollit duke filluar nga ajo under 15 e deri te kombëtarja e madhe.
Në këtë mënyrë Prandelli sëbashku me stafin e tij do të ketë mundësi të punojnë me kohë të plotë gjatë një viti, duke u mundësuar edhe ekipeve të moshave të përdorin të njëjtin stil loje si përfaqsuesja e madhe.
Nëse kjo gjë realizohet ky nuk mund të cilësohet si një projekt tërësisht Italian pasi ajo që e ka aplikuar e para këtë model është Gjermania, me trajnerin aktual Joachim Low që mban një post të ngjashëm.