10 Janar 2025

Celina prezanton fanellën e tij te City

Manchester, 5 janar - Duket se pjesëmarrja e talentit shqiptar Bersant Celinës në ekipin e Manchester Cityt në takim me Sheffield Unitedin e ka bërë shumë krenare familjen e tij.

18-vjeçari ishte për herë të parë në bankinë për kampionin anglez në ndeshjen që u zhvillua sot në kuadër të raundit të tretë në FA Cup.

Babai i Bersantit, që dje ishte shprehur i lumtur për thirrjen që i kishte bërë Manuel Pellegrini djalit të tij, ka postuar në Facebook një foto ku shihet fanella e djalit të tij teksa ishte bërë gati për ekipin e parë.

Edhe pse Celina nuk u inkuadrua në këtë takim dhe ndeshjen e përcolli nga banka rezervë, sipas babait të tij, me rëndësi ishte që puna e tij po njihet nga kampioni anglez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)