Cavani nuk largohet nga PSG
Paris, 31 korrik - Edinson Cavani i ka rënë pishman. Sulmuesi uruguaian ka vendosur mos të largohet nga Paris Saint-Germain edhe pse më herët kishte paralajmëruar largimin nga Parisi
Edinson Cavani ka ndryshuar mendjen. Ish sulmuesi i Palermos dhe Napolit ka vendosur ti mbetet besnik Paris Saint-Germain, edhe pse më herët kishte paralajmëruar largimin nga Parisi.
Unë jam i sigurt se do të qëndrojë. Përse mos ta bëj një gjë të tillë? Unë jam shumë mirë në Paris, unë kam një kontratë për të respektuar. Unë preferoj të jem këtu. Më pëlqen këtu, ka deklaruar Cavani për L\'Equipe.
Stafi dhe unë kemi diskutuar rreth disa detajeve të vogla në lidhje me pozicionin tim në fushën e lojës. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë asgjë sepse unë ndihem mirë edhe si sulmues krahu, ka theksuar El Matador.