Casillas vlerëson pozitivisht rolin e skuadrës së tij
Madrid, 17 prill - Iker Casillas ka vlerësuar pozitivisht rolin e skuadrës së tij gjatë finales së Copa del Rey dhe ka potencuar faktin se ata kanë synim të fitojnë Ligën e Kampionëve, që do të jetë mënyra më e mirë për të kryer punën si duhet.
Skuadra ka pasur një garë të mahnitshme. Jam shumë i lumtur për fansat dhe skuadrën. Të marrësh këtë kup është një gjë e mirë për të vazhduar me të tjerat.
Kapiteni i Real Madridit ja ka kushtuar një kujtesë Jesses, i cili është i lënduar rëndë disa javë më parë. Kjo fitore është për ty, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për duelin me Neymarin të cilit i ka thënë se ka pas fat herën e parë por jo sonte. Duhet të jeni me fat dhe ne nuk kemi qenë për një kohë, ka thënë ai..