Casillas paralajmëron lamtumirën nga Reali
Madrid, 18 tetor - Portieri i Real Madrid, i cili ka humbur vendin e titullarit prej disa muajsh lë të hapur mundësinë e largimit nëse situate e tij nuk do të ndryshojë as në të ardhmen.
Çdo lojtar kalon momente negative dhe në mendje kalojnë shpesh herë mendimet se çfarë do të bëj në të ardhmen. Edhe unë jam një qenie humane. Nuk luaj që prej 9 muajsh por kjo nuk do të thotë se nuk dua të qëndroj.\"
\"Ëndërroj të fitoj sa më shumë tituj me Realin e Madridit pasi jam rritur në këtë klub, por ndoshta një ditë do më duhet të marr një vendim. Sot dua të luftoj pasi dua të jem pjesë e këtij grupi por nëse situate nuk ndryshon as pas tre muajsh, do tia bëj pyetjen vetes për të marrë përgjigjen më të mirë.
Casillas nuk ka asgjë personale me trajnerin Ancelotti edhe pse tekniku italian nuk preferon ta aktivizojë titullar duke besuar në aftësitë e Diego Lopez.
Duhet të shikoj anët pozitive të kësaj situate pasi po punoj shumë për tu rikthyer si më parë. Si njeri kam ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Vendimi i Ancelottit është një sfidë për mua dhe unë dua të fitoj sa më shpejt besimin e tij. Dua të luaj më shumë dhe do të luftoj për tia dalë mbanë. Edhe në kombëtare ka shumë konkurrencë prandaj vendimet e trajnerëve duhet të respektohen deri në fund.
Kapiteni komenton edhe Realin e këtij sezoni, duke theksuar se trajnerit Ancelotti i duhet dhënë më shumë kohë edhe pse Madridi është një qytet që kërkon menjëherë rezultate nga Reali. Casillas e përfundon intervistën duke theksuar se skuadra do të rikthehet në nivelet më të larta pasi nuk duhet të rrezikojë duke krijuar një distancë të madhe me rivalët e kampionatit.