Casillas është portieri më i miri në histori të Spanjës
Madrid, 21 dhjetor - Portieri i San Lorenzos, Leo Franco, thotë se Iker Casillas është portieri më i rëndësishëm në histori të futbollit spanjoll.
Të dy u përballën mbrëmë në finalen e Botërorit të Klubeve në Marok, por Franco e njeh portierin e Real Madridit qe 11 vjet, pasi kishte mbrojtur në Mallorca dhe Atletico Madrid.
Vetëm mund ta vlerësoj lart Ikerin dhe të them se e respektoj shumë për ato që i ka arritur, deklaroi Franco për Marca.
Casillas është gjithmonë aty, ai luan gjithmonë, kështu që është e vështirë ta imagjinosh Realin apo Spanjën pa të. Iker është portieri më i rëndësishëm në histori të futbollit spanjoll dhe nuk mendoj se ka vend për të hapur diskutime këtu, vazhdoi Franco, i cili u ndie i nderuar që e ndau edhe një herë fushën me njërin prej portierëve më të mirë në histori të futbollit, i cili ka fituar gjithçka me Los Blancos, duke u bërë ikonë e dhjetë herë fituesit të Ligës së Kampionëve.