Casilias kundër Mourinhos
Madrid, 7 shtator - Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka thënë se ishte ndjerë i izoluar gjatë kohës kur Jose Mourinho ishte në postin e trajnerit të Los Blancos.
Iker Casillas ka pranuar se nuk kaloi një periudhë të mirë në klub gjatë kohës sa Jose Mourinho ishte në krye të Real Madridit.
Portieri spanjoll përfundoi në bankën e rezervistëve dhe luajti si titullar vetëm në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, derisa Mourinho para tij në La Ligë e preferonte Diego Lopezin.
-Epoka e Mourinhos si trajner i Real Madridit ka qenë shumë e mirë, e përsëris, e kemi zvogëluar disavantazhin ndaj Barcelonës, deklaroi Casillas gjatë një interviste për televizionin francez Canal+.
-Por, gjatë qëndrimit të tij jam ndjerë pak sa i izoluar, u shpreh kapiteni i Los Blancos. Casillas e ka rikthyer statusin e titullarit pas ardhjes së Carlo Ancelottit në vend të Mourinhos.