Carlos: Dua të drejtoj Realin
Madrid, 27 shkurt - Ish mbrojtësi i Real Madrid, Roberto Carlos pranoi se do ti pëlqente të drejtonte Los Blancos në një të ardhme.
Braziliani ka kaluar 11 vjet në Santiago Bernabeu si futbollist duke fituar 4 Kampionate, 3 Champions League dhe shumë çmime të tjera.
Aktualisht 40-vjeçari është pjesë e bordit drejtues së skuadrës turke të Sivasspor. Ai theksoi se e ka ëndërr që pas 10 vjetësh të rikthehet në Madrid për të drejtuar Galaktikët.