10 Janar 2025

Capello, prej muajit Maj ka mbetur pa marrë pagën

Moskë, 2 nëntor - Ai është trajneri më i paguar në botë. Në fakt, Fabio Capello do të duhej të fitonte rreth 8 milionë euro në vit nga Federata ruse e Futbollit, por që prej muajit Maj ka mbetur pa marrë pagën.

Një veprim që deri më tani e kishte mbajtur disi të fshehtë, por duket se ka sosur durimi edhe për të.

“Jam në limitet e mia. Më paguani, ose largohem nga Rusia”. Kështu është shprehur Capello, në irritim e sipër.

Trajneri italian, pas eliminimit nga Botërori i Brazilit kishte rinovuar kontratën e tij me Rusinë deri në vitin 2018, por duket se nuk do t’i shkojë deri në fund asaj. Ndoshta mund të largohet shumë më shpejt, në rast se nuk merr përgjigjen e duhur nga Federata ruse. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)