Cana nuk largohet nga Lazio
Lazio, 8 prill - Në javët e fundit është folur shumë për një largim të Lorik Canës nga Lazio, por tashmë vjen dhe reagimi i babait dhe agjentit të tij, Agim Cana.
Babai i Lorikut, për faqen e specializuar për merkaton, calciomercato.it ka sqaruar pozicionin për të ardhmen e djalit të tij.
Nëpërmjet një deklarate, Agim Cana ka bërë të ditur se asgjë nuk është e vërtetë dhe gjithçka që thuhet janë vetëm fjalë.
Babai i Lorikut ka theksuar se është ai vetë që i merr vendimet për të ardhmen e djalit të tij dhe kapiteni i kombëtares shqiptare, i cili ndihet 3000 mijë përqind lacial dhe as nuk ka ndërmend të largohet nga Olimpico.
Cana në ndeshjen e fundit ndaj Sampdorias luajti titullar dhe ishte një prej më të mirëve në fushë bashkë me Etrit Berishën, i cili me ndërhyrjet e tij ruajti të paprekur portën e bardhekaltërve.