10 Janar 2025

Cana: Ne menduam vetëm për të shpëtuar jetët tona

Tiranë, 17 tetor - Kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana, pjesë e sulmeve të ushtruara ndaj ekipit tonë i intervistuar nga francezja “Le Parisien”, rrëfeu për gazetën franceze incidentet dhe dhunën e ushtruar në Beograd. Cana thekson se veprimet e futbollistëve u bënë vetëm e vetëm për të mbrojtur jetët e tyre.

A mund të na tregoni se çfarë ka ndodhur?

Çdo gjë shkoi mjaft mirë para fillimit të lojës. Përveç fyerjeve gjatë nxehjes duket se situata ishte nën kontroll. Deri në minutën e 41-të nuk kishte shumë problem. Më pas në minutën e 41-të ndeshja u ndërpre për shkak të fishekzjarrëve në fushë. Më pas me daljen e dronit më flamurin shqiptar situata u përkeqësua. Lojtari serb e kapi flamurin dhe dy nga futbollistët tanë shkuan ta merrnin në mënyrë që ai të mos e griste. Më pas erdhën tifozët e na goditën ashtu siç na goditën edhe forcat e sigurisë së stadiumit.

Çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes?

Ne u takuam me Ivanoviçin, kapitenin serb, delegatë nga UEFA dhe me gjyqtarin Atkinson. Serbët donin të rifillonin ndeshjen dhe ndërsa ne kemi kërkuar që të zbrazej stadiumi në të kundërt nuk ktheheshim në fushë. Disa nga lojtarët tanë ishin plagosur, njëri kishte edhe hundën të thyer.

Ne nuk ishim në gjendje për të luajtur përsëri, aq më tepër që siguria jonë nuk ishte e garantuar. Ata nuk e pranuan kërkesën tonë për zbrazjen e stadiumit ndaj ne nuk u rikthyem në fushë. Në momentin që po linim stadiumin i gjithë delegacioni jonë u kontrolluan nga policia serbe pasi mendonin se ne kemi qenë të përfshirë në historinë e dronit. Kjo është një mungesë respekti ndaj nesh. Ajo gjë s’ka të bëjë fare me ne si ekip. Ne u trajtuam si kriminelë.

Cila është gjendja juaj sot?

Kur pashë shortin që në fillim unë mendova se do të ishte më mirë që ndeshjet si ajo në Serbi dhe ajo e kthimit në Tiranë të luhej pa tifozë pasi gjendja politike mes të dy vendeve është e tensionuar. U ra dakord që tifozët tanë nuk do të vijnë në stadium për të shmangur konfliktet nga ana tjetër tifozët serbë futen në fushë edhe na sulmojnë. Kjo ishte e pështirë. Dhe më pas na pyesin për të luajtur përsëri pa marrë parasysh çfarë do të ndodhte më pas.

A keni frikë nga ndëshkimi?

Unë nuk e di se për çfarë mund të na fajësojnë. Ne menduam vetëm për të shpëtuar jetët tona. Nuk ka pasur kurrë asnjë problem nga Shqipëria apo edhe nga ata pak mbështetës të saj, ndryshe nga serbët të cilët i kanë raste të përsëritura. Ndaj nëse duhet të ndëshkohet dikush ata janë serbët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)