Cana drejt rikthimit në Premier Ligë
Tiranë, 16 gusht - Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana së shpejti do të jetë me klub të ri dhe siç duket destinacioni i tij i radhës do të jetë Premier Liga.
Cana pasi është lënë i lirë nga Lazio është në kërkim të një klubi të ri, kurse përfaqësuesit e tij kanë konfirmuar se ai mund të rikthehet të luajë në Angli, transmeton Koha.net.
Loriku përshtatet në mënyrë ideale në Premier Ligë. Ai mund të luajë si mesfushor qendror apo si qendër mbrojtës, është i mirë me përdorim të topit dhe i pëlqen aspekti fizik i lojës angleze.\"
\"Ai ka një përvojë shumë të madhe tani dhe ende dëshiron të luajë në kampionatet evropiane, ka thënë Mark McKay për ExcelFoot.
Cana ishte pjesë e Sunderlandit më parë në Premier Ligë, nga të cilët ishte larguar në vitin 2010.