Cana drejt largimit nga Lazio
Lazio, 25 prill - Krerët e skuadrës së Lazios gjatë verës synojnë t'i transferojnë disa lojtarë të fazës së mbrojtjes dhe t'i largojë disa prej lojtarëve që aktualisht luajnë në mbrojtje.
Ky ndryshim pritet të prekë edhe mbrojtësin kosovar, Lorik Cana, pastaj Andre Diasin, Giuseppe Biavan dhe disa të tjerë, shkruan të enjten "goal.com".
Cana 30-vjeçar me skuadrën e Lazios ka kontratë deri në qershor të vitit 2016. Ai këtë edicion në kampionatin italian, në 23 paraqitje ka shënuar dy gola. Te Lazio, Cana u transferua në verën e vitit 2011 nga skuadra turke, Galatasaray.