Bundesliga Gjermane me plane për merkaton e Janarit
Berlin, 25 dhjetor - Bundesliga Gjermane me plane për merkaton e JanaritBundesliga Gjermane ka mbyllur fazën e parë, me Bayern Munich që vazhdon marshimin e tij drejt titullit kampion. Skuadra bavareze kryeson tabelën e klasifikimit me +7 ndaj Leverkusen edhe pse ka një ndeshje më shumë për të luajtur.
Por me përfundimin e pjesës së parë të sezonit skuadrat gjermane kanë lënë pas paraqitjet e tyre në fushën e lojës për tu përqëndruar te merkatoja e Janarit. Emrat më të nxehtë të kësaj merkatoje pritet të jenë Robert Lewandoski dhe Kevin De Bruyne.
Kampionët në fuqi edhe pse kryesojnë me diferncë pikësh do të përpiqen të bëjnë diçka në merkato, afrimi i parë për trajnerin Pep Guardiola pritet të jetë mesfushori i Frankfurtit, Sebastian Rode, por çështja më rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga presidenti Uli Hoeness është nënshkrimi i kontratës me sulmuesin e Borussia Dortmund Robert Lewandoski, për ta bërë zyrtar transferimin e tij në Bavari në verën e ardhshme, pasi ditët e fundit në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit polak janë futur edhe skuadra të tjera.
Por përveç Bayernit edhe eivalët e tjerë do të përpiqen të bejnë diçka në merkato për të ngushtuar hendekun e madh që kanë në renditje. Duke ditur që largimi i Lewandoski-it është i sigurtë nga Signal Iduna Park drejtuesit verdhezi do të përpiqen të nënshkruajnë me një sulmues për të zevendësuar 25-vjeçarin polak.
Emrat më të përfolur për tu afruar në rradhët e Dortmundit janë dy kolumbianë sulmuesi i Portos, Jackson Martinez dhe ai Hertës, Adrian Ramos.
Por një çështje tjetër që nuk lë aspak të qetë trajnerin e Borussias Jurgen Klop janë ofertat e shumta që po vinë nga klubet e mëdha europiane për dyshen Marco Reus e Ilkay Gundogan, dhe me largimin e Lewandoskit trajneri gjerman nuk do ta kapërdinte dot largimin e një tjetër futbollisti me peshë nga skuadra e tij .
Por një nga pikat më të nxehta të kësaj merkatoje pritet të jetë mesfushori i Chelsea, Kevin De Bruyne me Bayer Leverkusen dhe Wolfsburg që i kanë hapur luftë njera tjetrës për të marrë shërbimet e 22-vjeçarit belg.
Por Leverkusen përvec Wolsburgut duhet të ketë kujdes edhe Shalken pasi objektivi kryesor i trajnerit Jens Keller për merkaton e Janarit është pikërisht futbollisti i aspirinave Sydney Sam.