Buffon: Barcelona më ka kërkuar
Barcelonë, 17 tetor - Portieri i Juventusit dhe kombëtares italiane, Gianluigi Buffon, zbulon një prapaskenë interesante merkatoje duke e pranuar se në të shkuarën ka qenë shumë pranë Barcelonës.
Përpara se të transferohesha në Torino në vitin 2001, kisha mundësinë për tu bashkuar me skuadrën katalanase. Im atë më sugjeroi Juventusin dhe e falenderoj që e bëri një gjë të tillë pasi këtu kam marrë shumë gëzime dhe duhet ta pranojmë se ajo Barcelonë nuk ishtë Barça që shikojmë sot.
Diplomat gardiani bardhezi që shton se rinovimi nuk është një çështje urgjente për të edhe pse pak kohë më parë ka marrë një ofertë të majme nga një klub lindor. Gjithsesi, Buffon e ka lidhur jetën me futbollin italian dhe këtë e tregon qartë rrëfimi në vijim.
Në fillimet e mija si futbollist më kërkoi Parma, Bologna dhe Milani. Prindërit zgjodhën verdheblutë sepse e mendonin si skuadrën e duhur për një djalosh 13-vjeçar. Shumë prindër do të kishin zgjedhur Milanin por të mitë menduan se do të rritesha më i qetë te Parma. Kam fituar shumë me atë skuadër por gjithmonë do më ngelet peng që nuk arritëm te titulli kampion. Ndoshta ishim shumë të rinj dhe të papjekur.
Në fund, ish portieri më i mirë në botë e pranon se dëshiron të vazhdojë edhe për disa vjet në këto nivele ku Juventusi mbetet një skuadër për tu pasur frikë nga çdo kundërshtar.
Shpresoj të luaj edhe për disa vjet. Do të jap përherë maksimumin, ashtu siç kam bërë në çdo ndeshje. Tani duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës sepse Reali i Madridit nuk është një skuadër që po kalon momente krize. Një fitore ndaj skuadrës spanjolle dp të na jepte shumë besim për të ardhmen.