06 Janar 2025

Budapesti kandidat për Olimpiadën 2024

Budapest, 8 korrik - Qyteti i Budapestit dhe Komiteti Olimpik i Hungarisë kanë shpallur kandidaturën për të organizuar Lojërat Olimpike Verore të vitit 2024.

Kryebashkiaku i Budapestit, Istvan Tarlos, dhe kreu i agjencisë olimpike hungareze, Zslot Borkai, të mërkurën zyrtarizuan ofertën me një letër dërguar presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah.

“Qyteti i Budapestit dhe Komiteti Olimpik i Hungarisë duan të marrin pjesë në procesin e ofertave për zgjedhjen e qytetit mikpritës të Olimpiadës 2024”, thuhet në letër.

Me këtë hap, kryeqyteti hungarez u bashkohet Bostonit, Parisit, Romës dhe Hamburgut si kandidatë tashmë të shpallur zyrtarisht.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 15 shtatori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)