Bruno Martins Indi ende në spital
Porto Alegres, 19 qershor - Mbrojtësi holandez Bruno Martins Indi, i cili u largua me barrelë nga fusha e lojës gjatë ndeshjes kundër Australisë pas një përplasjeje të fortë me Tim Cahill, ka pësuar një goditje cerebrale dhe ndodhet në një spital të Porto Alegres.
Aktualisht ai i është nënshtruar vizitave mjekësore.
22-vjeçari i Feyenoordit nuk u ngrit më pas një përplasjeje me sulmuesin e Evertonit,Tim Cahill.
Ka pësuar një goditje cerebrale, por nuk dimë më shumë. Duket se nuk do e kemi në dispozicion për ndeshjen kundër Kilit, tha trajneri holandez Louis Van Gaal.