11 Janar 2025

Brazili pëson dështimin me të madh në kampionatin e 20-t botëror

Brazilia, 13 korrik - Edhe Holanda ka turpëruar Brazilin me rezultat 3-0, të shtunën në “Estadio Nacional de Brasilia”, në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës ‘Brazili 2014’, duke rrëmbyer medaljen e bronztë.

Organizuesi i këtij kampionati, Brazili as në përballje me “portokallinjtë” nuk ka mundur të këndellet nga disfata shokuese kundër Gjermanisë (1-7) , duke përfunduar me humbje “aventurën” në këtë kampionat botëror, të 20-tin më radhë.

Skuadra e Luis Felipe Scolarit edhe përballjen kundër “Tulipanëve” e nis keq, sepse vetëm pas tre minutave lojë pësoi gol, kur Robin Van Persie kalon Holandën në epërsi nga penalltia, pasi që Arjen Robben u ndalë brenda zonës së rrezikshëm nga Thiago Silva.

Përfundimisht Holanda fiton medaljen e bronztë, kurse për Brazilin që njihet “djepi i futbollit” ky Botëror ishte dështuar, madje as vet brazilianët nuk e kanë pritur një dështim të tillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)