11 Janar 2025

Brazil merr masa të rrepta sigurie për Botërorin

Rio de Zhanerio, 13 qershor - Presidentja e Brazilit Dilma Rousseff ka autorizuar forcat ajrore të qëllojnë çdo mjet fluturues, të dyshuar si me qëllime armiqësore, në periudhën e zhvillimit të Botërorit nga 12 qershori deri më 17 korrik.

Sipas gazetës vendëse \"Gazeta Federale\" 13 raste do të konsiderohen si të dyshuara për zbatimin e urdhërit të presidentes Rousseff, ndër të cilat, shkelja e hapësirës ajrore të Brazilit, paqartësia e informacionit të regjistrimit etj. Por, gazeta nënvizon se urdhëri do të zbatohet vetëm nëse vërtetohet qëllimi armiqësor i mjeteve fluturuese .

Brazili ka mobilizuar rreth 13.000 forca ajrore dhe 77 avionë për sigurinë e Kampionatit Botëror si dhe 57 mijë forca tokësore dhe mbi 100 mijë policë, që përgjigjen për sigurinë tokësore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)