Boxhi i United arrin në 514.9 milionë eurove
Manchester, 13 shkurt - Manchester United ka regjistruar një thellim të borxheve, që tani kap shumën prej 514.9 milionë eurove.
Kampioni i 20-fishtë i Ligës Premier po ka probleme të shumta me menaxhimin e borxheve.Për shkak të mungesës së Ligës së Kampionëve dhe mungesës së të drejtave televizive nga kjo garë, është një borxh prej 32.1 milionë eurosh që është akumuluar nga klubi i Old Trafford.
Por, pagat e lojtarëve kanë rënë deri në masën prej 5.6% përkundër transferimeve të Angel Di Marias dhe Radamel Falcaos, pagat e të cilëve janë të larta.
Megjithatë, drejtori i klubit Ed Woodward ka shprehur optimizmin se borxhi do të reduktohet me aplikimin e marrëveshjes së re për të drejtat televizive në Ligën Premier që hyn në fuqi nga viti 2016.