Botërori i Katarit do luhet në dimër
Një propozim i tillë qarkullon prej ditësh në media dhe në zyrat e FIFA-s pasi temperaturat në stinën e verës janë të papërshtatëshme për zhvillimin e evenimentit sportiv më të rëndësishëm të globit. Termometri në shtetin e vogël të Gjirit Persik gjatë verës shënon deri në 50 gradë celcius.
54 anëtarët e UEFA-s mbështetën idenë e një botërori dimëror gjatë një takimi në Kroaci.
Kupa e Botës në Katar smund të luhet në verë, deklaroi zv.presidenti i FIFA-s, Jim Boyce, dhe të gjithë janë dakort për këtë, tha ai.
Boyce, ish-kreu i federatës irlandeze të futbollit e cilësoi si fakt të kryer vendimin për zhvillimin e botërorit në dimër. Ai tha se tashmë debati është zhvendosur për periudhën se kur do të luhet ky botëror, në janar, nëntor apo dhjetor të 2022.