10 Janar 2025

Botërori 2018, rusët blenë Platininë me një pikturë të Pikasos

Gjenevë, 3 dhjetor - Zyrtarë të lartë rus i kanë dhuruar kreut të UEFA-s Mishel Platini një pikturë të Pikasos për të fituar votën e tij që Rusia të përzgjidhej si vendi organizator i Kupës së Botës në vitin 2018.

Ky është lajmi bombë që është publikuar sot nga mediat britanike, e cila i bashkohet akuzave dhe dyshimeve të tjera rreth mënyrës se si janë përzgjedhur Rusia dhe Katari për dy Botërorët e radhas.

Sipas revistat prestigjioze “Time”, organizatorët e Kupës së Botës kanë marrë vepra të kushtueshme arti nga Rusia në shkëmbim të organizimit të turneut të futbollit botëror.

Sipas revistës në fjalë, kjo bazohet në një raport të ri të disa gazetareve të një gazete britanike, të cilët e kanë dorëzuar atë pranë një komisioni parlamentar të Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë raport thuhet se oferta e Rusisë që të presë Botërorin e vitit 2018 u shoqërua edhe me disa piktura të Pikasos “dhuruar” një ndër krerëve ekzekutivë të FIFA-s, Mishel Platini. Thuhet që edhe zyrtari tjetër i lartë i FIFA-s, belgu Michel D\'Hooghe ka marrë një vepër të piktorit të famshëm në shkëmbin të votës së tij.

Gazetarët investigues të gazetës “The Sunday Times”, kanë mbledhur të dhëna nga burime anonime, ku përfshihen edhe agjentë britanikë të zbulimit. Në dosje pretendohet gjithashtu se Rusia dhe Katari kanë blerë votat e tyre me anë të një marrëveshje të suksesshme gazi, ku palët fitojnë shuma të çmenduar parash.

Menjëherë pas lajmit, Platini ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se ato janë vetëm trillime, ndërsa D\'Hooghe e ka quajtur këtë histori si tërësisht të shëmtuar, duke shtuar se vota e tij nuk ka shkuar aspak për Rusinë.

Kjo dosje do të hetohet dhe do t’i bashkohet dosjes tjetër sipas së cilës Katari u zgjodh si pritës i Botërorit të vitit 2022 me vota të blera, akuza këto të pranuara edhe nga vetë FIFA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)