Bosnja, për herë të parë në Botëror
Sarajevë, 17 tetor - Bosnja dhe Hercegovina është kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror të Futbollit, duke mundur Lituaninë me rezultat 1:0.
Golin e fitores e ka dhënë Vedat Ibisheviq në minutën e 68-të.
Rezultati ka nxitur festime të gjera në sheshin qendror të Sarajevës dhe qytete të tjera të Bosnjës.
Kupa e Botës mbahet vitin e ardhshëm në Brazil.