Bosi rus i Monaco shënjestron Conte
Monaco, 18 dhjetor - Pronari rus i Monaco Dmitris Rybolovlev, një prej njerëzve më të pasur të botës, kërkon trajnerin e Juventusit për një projekt ambicioz, të fitojë Champions League.
Cari Rybolovlev, siç ja kanë ngjitur nofkën, do të kërkojë ta bindë teknikun që të shkojë në principatë me milionat e tij, një pagë faraonike por dhe çek të bardhë për merkaton.
Edhe e përditëshmja torineze, Tuttosport, historikisht pranë Juventusit shkruan se Conte është i indikuari numër një për të zëvendësuar Ranierin në stolin e Monaco.