Borussia transferon Maruokan
Dortmund, 20 dhjetor - Borussia Dortmund ka njoftuar për transferimin e mesfushorit premtues Mitsuru Maruoka nga Cerezo Osaka, në marrëveshje huazimi për 18 muaj.
17-vjeçari do ti bashkohet gjigantit nga Bundesliga më 6 janar, kur mbush 18-vjet, dhe do të fillojë karrierën e tij evropiane me ekipin U-23.
Dortmund ka opsionin për konfirmimin e qëndrimit afatgjatë të Maruokas në Signal Iduna Park pas përfundimit të aventurës për një vit e gjysmë.
Maruoka përcjell hapat e bashkëkombësit të tij, Shinji Kagawa i cili po ashtu erdhi në klub nga Cerezo Osaka në verën e vitit 2010 dhe u shndërrua në yll të Dortmundit, para transferimit në Manchester United më 2012.