Borussia, në kërkim të një Lewandowski të ri
Dortmund, 6 janar - Borussia e Dortmundit është vënë në kërkim të një Lewandowski të ri, pasi sulmuesi polak firmosi kalimin e tij tek Bayerni në fund të këtij sezoni.
Drejtori i përgjithshëm i Borussias, Hans-Joachim Watzke, konfirmoi për shtypin gjerman se 25-vjeçari do të zëvendësohet dhe se tashmë klubi po kërkon në mënyrë intensive një golashënues të ri.
Largimi i Lewandowskit nuk ishte befasues, por pjesë e një procesi tërësisht normal, deklaroi 54-vjeçari Watzke për Bild am Sonntag.
Gjatë javëve të fundit ishte bërë e qartë që ai do të largohej dhe se cilit klubit do ti bashkohej. Aktualisht, drejtori ynë sportiv, Micheal Zorc, është i angazhuar me identifikimin e një alternative të re për sulmin. Personalisht, nuk kam as dyshimin më të vogël që Borussia do të qëndrojë në nivelet më të larta edhe pa Lewandowskin, shtoi Watzke.