11 Janar 2025

Bloomberg: Milani është në shitje

Milano, 6 mars - Milani është në shitje. Lajmi vjen nga nga Amerika, konkretisht nga agjencia Bloomberg, e njohur ndërkombëtarisht si agjenci prestigjioze për lajme të karakterit financiar.

Sipas Bloomberg, edhe pse nuk jepen shumë detaje, presidenti Silvio Berlusconi do të ishte i gatshëm të shiste klubin kuqezi, dashurinë e tij ku ka investuar dhe ka hedhur kaq shumë energji ndër vite.

Por i menjëhershëm ka qënë reagimi nga Fininvest, shoqëria në galaksinë e \"Kavalierit\", që kontrollon edhe Milanin.

Një zëdhënës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka përjashtuar në mënyrë kategorike mundësinë e shitjes së klubit kuqezi, që sipas përllogaritjes më të fundit nga revista Forbes, ka një vlerë prej rreth 700 milionë eurosh.

Mes këtyre të dhënash kontradiktore, agjencia Bloomberg insiston në versionin e saj se Berlusconi ka mandatuar shoqërinë Lazard që Milanit t’i bëhet një rivlerësim dhe në të njëjtën kohë të hapë sytë në kërkim të blerësve të mundshëm. Lazard është e njëjta shoqëri të cilës i besoi edhe Massimo Moratti në transaksionin për shitjen e 70% të aksioneve të Interit te grupi në pronësi të manjatit indonezian, Erick Thohir.

Ky operacion mesa duket është parë i suksesshëm nga ana e Berlusconit, i cili raportohet se mund t’i ketë dhënë shoqërisë Lazard të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për shitjen e Milanit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)