Blatter nuk do të largohet nga posti i presidentit të FIFA
Gjenevë, 29 shtator - Sepp Blatter ka thënë se nuk do të largohet nga posti i presidentit të Federatës Botërore të Futbollit FIFA, për shkak të hetimit penal që kanë hapur hetuesit zviceranë kundër tij,
Blatter, 79 vjeç, dyshohet se ka nënshkruar një kontratë, e cila ka qenë e pafavorshme për FIFA-n, dhe se i ka bërë një pagesë jolojale presidentit të Federatës Evropiane të Futbollit, UEFA, Michel Platini.
Blatter, i cili tashmë ka thënë se do të japë dorëheqje në shkurt të vitit 2016, pretendon se nuk ka bërë asgjë të paligjshme ose të pahijshme.
Platini po ashtu u ka shkruar letër anëtarëve të UEFA-s, duke mohuar çdo keqbërje.
Në letrën e publikuar përmes avokatëve të tij, Blatter ka thënë se pagesa prej 1.5 sterlinash për Platinin në vitin 2011 ka qenë kompensim valid dhe asgjë më shumë.
Zgjedhjet e parakohshme presidenciale në FIFA do të mbahen më 26 shkurt.
Ato janë shpallur pasi Blatter ka thënë se do të japë dorëheqje, si pasojë e një afere të madhe me korrupsion dhe mitmarrje brenda FIFA-s.