Blatter: Futbolli s'duhet përdorur për mesazhe politike
Gjenevë, 15 tetor - Presidenti i FIFA-s Joseph S Blatter është shprehur i tronditur për incidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Beograd, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Duke iu referuar dhunës, pre e së cilës ranë lojtarët e ekipit shqiptar, Blatter dënoi me forcë atë që ndodhi.
Përmes një deklarate të postuar në profilin e tij social në Twitter, Presidenti i FIFA-s tha se futbolli nuk duhet të përdoret për mesazhe politike:
Futbolli nuk duhet të përdoret kurrë për mesazhe politike. Dënoj me forcë atë që ndodhi në Beograd mbrëmjen e djeshme.