Blatter do të kandidojë për mandatin e 5-të
Paris, 11 qershor - Zyrtarët kryesorë të futbollit Europian kanë reaguar menjëherë pas deklaratave nga Sepp Blatter për një rikandidim në vitin 2015 për postin e kreut të FIFA, të cilin ai e mban që prej vitit 1998 dhe tashmë kërkon një mandat të pestë.
Sipas burimeve të UEFA-s, Blatter, tashmë në moshën 48 vjeçare, ka thënë në Sao Paolo se do të kërkojë një tjetër mandat.
Kjo deklaratë e tij hedh poshtë një premtim që ai kishte dhënë në vitin 2011 se nuk do të rikandidonte sërish.
CNN ka bërë të ditur se situata ka qenë mjaft e tensionuar menjëherë pas deklaratës së Blatter. I pari që ka reaguar ka qenë presidenti i Federatës Holandeze të futbollit, Michael Van Praag.
Këtu nuk ka asgjë personale, por reputacioni i FIFA-s është i lidhur sot pazgjidhshmërisht me korrupsionin, tha holandezi Praag.
Edhe David Gill, përfaqësues i Federatës Angleze, i bëri thirrje Blatter-it të rishikojë vendimin e tij.
Jo vetëm përfaqësuesit e Anglise dhe Holandës dolën kundër një rikandidimi të kreut aktual të FIFA-s, por edhe 4 anëtarë të komitetit ekzekutiv të tij dhe sekretari i përgjithshëm, Gianni Infantino, ishin kundër Blatter.