Biznesmeni kosovar afron 1 milion shpërblim për fitore kundër Serbisë
Bernë, 13 tetor - Menjëherë pas paralajmërimit se për ndeshjen Serbi-Shqipëri, policia serbe do të arrestojë çdo tifoz shqiptar, ka ardhur reagimi i pare nga një tifoz i flaktë dhe një rugovist shumë fanatik, njëherësh biznesmen shume i suksesshëm në Zvicër, Besnik Benz. Benz është pronar i kompanisë tanimë të njohur Garage Benz Universel
Besnik Benz, i inatosur nga lajmi se në tribunat e Beogradit smund të jete prezente, armata Kuq e Zi, respektivisht tifozët nga Kosova, ka ofruar shpërblimin në vlerë prej 1 milion euro për fitoren shqiptare ndaj kombëtares serbe.
Benzi, sipas Rugovapress, është shprehur se e ka prekur thellë qëndrimi i mbajtur nga një shtet që e njeh bota për genocidin dhe masakrat që ka bërë ndaj kombit tonë, dhe sot në vend që të ndjej keqardhje për të, ata mundohen që edhe në sport të na kufizojnë që ta përkrahim Kombëtaren tonë, prandaj i prekur nga kjo ofroi, shpërblimin në vlerën e 1 milion euro për fitoren e kombëtares tonë dhe njëkohësisht ftoi edhe biznesmenët e tjerë që ta përkrahin kombëtaren në ndeshjen kundër serbëve.
Një shpërblim i çmendur ky nga përkrahësit kuqezinj, që tregon sesa shumë presin shqiptarët nga Shqipëria të martën në mbrëmje.