Berluskoni shet Milanin, por mbetet president
Milano, 6 qershor - Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka pranuar të shesë 48 për qind të aksioneve të klubit, duke i hapur rrugën një epoke të re në kampin kuqezi.
Pas tetë javë bisedimesh, miliarderi tajlandez Bee Taechauboli ka arritur të blejë 48 për qind të aksioneve të klubit.
I ndodhur në Milano prej javësh me qëllim për ta blerë 100% klubin, ai nuk ia ka arritur qëllimit, pasi i pari i gjigantit italian ka qenë kundër.
Marrëveshja mes tij dhe shoqërisë është konfirmuar në klubi me anë të një komunikate për mediat.
Në bazë të marrëveshjes, Berlusconi do të mbetet president i klubit ndërsa kompania e tij Fininest do të ketë 52 për qind të aksioneve në Milan.
Presidenti Silvio Berlusconi ka aprovuar marrëveshjen mes Fininest dhe Bee Techauboli që për tetë javë ishte në bisedime për Milanin, thuhej në komunikatën e klubit.
Gjatë kësaj kohe, Berlusconi, i cili do të jetë president i klubit, dhe Taechauboli, do të punojnë së bashku për planet ambicioze të skuadrës, thuhet në komunikatë.