Berlusconi: Milani më kushton 50 milionë euro në vit
Milano, 28 mars - Silvio Berlusconi nuk është aspak i kënaqur me rezultatet e Milani i tij, nisur nga shpenzimet e mëdha që ai ka për klubin në një vit. \"Dua që të merrem me Milanin në këto kohë\", u ka thënë ai disa miqve dhe tifozëve të interesuar për gjendjen e klubit.
Një prej të pranishmëve i kërkoi presidentit kuqezi që të bënte diçka, pasi i vinte shumë keq që një ekip i tillë të ndodhej në të tilla vështirësi.
\"Ty të vjen keq? Imagjino sa keq më vjen mua, që shpenzoj 50 milionë euro vit për vit\", ishte përgjigja e Berlusconit.
Duket se tashmë vëmendja e presidentit është e përqendruar totalisht te kuqezinjtë, të cilët edhe pse janë klubi i parë në Itali për përfitime, këtë vit janë në krizë të plotë dhe rrezikojnë pjesëmarrjen në Europë.
Klubi ka vendosur që atyre tu mbajë 20% të rrogës, për shkak të mosarritjes së objektivit.