Berisha arrin marrëveshje me Romën
17-vjeçari në pesë vitet e ardhshme do të jetë futbollist i Giallorossëve dhe ai tashmë gjendet në kryeqytetin italian për ekzaminimet mjekësore.
Valmiri, i cili në Suedi është i njohur si Zlatan Ibrahimovici i ri, është një lojtar me potencial të madh dhe me një perspektivë në futbollin e niveleve të larta.
Ai është paraqitur për përfaqësuesen e Suedisë U-17, ndërsa klubi i tij paraprak ka qenë Halmstads.