Berhami drejtë Interit
E përditshmja italiane "Gazzetta dello Sport" ka zbuluar një takim që ka pasur të enjten drejtori sportiv i Interit, Piero Aid me menaxherin e lojtarit të Napolit, Fali Ramadanin.
Sipas mediave italiane, ylli i Napolit, ka arritur marrëveshje personale me gjigantin italian nëpërmjet menaxherit të tij, ndërsa tani kanë mbetur që skuadrat të merren vesh mes vete për shumën e transferimit.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laruentis e vlerëson mitrovicasin 10 milionë euro, shumë që për Interin duket e lartë, dhe shpresojnë që ta ulin në tetë sosh.
Përveç Interit, për shërbimet e 29-vjeçarit interesim ka shprehur edhe skuadra angleze Tottenham, por Valoni dëshiron qëndrimin në Itali, dhe kjo ka favorizuar skuadrën e Walter Mazzarrit që të arrijnë marrëveshje me të. Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet gjatë javës, nëse dy skuadrat dakordohen rreth shumës së transferimit.