Beqiraj zyrtarisht në Changchun Yatai
Pekin, 5 mars - Sulmuesi kosovar, Fatos Beqiraj përfundimisht ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në elitën e futbollit kinez. Reprezentuesi malazez ka nënshkruar kontratë me skuadrën Changchun Yatai.
Transferimin e ish sulmuesit të Besës dhe Buduçnostit e ka konfirmuar edhe klubi kinez, po pa dhënë detaje për kohëzgjatjen e kontratës.
Ndërsa, edhe Dinamo Zagreb ka konfirmuar në faqen e saj zyrtare në internet se Fatos Beqiraj është transferuar te Changchun Yatai.
Pas tre vjet e gjysmë sulmuesi i Dinamos, Fatos Beqiraj do të shkoj në Kinë, ku ai do të vazhdojë karrierën e në Changchun Yatai, thuhet në komunikatën e klubit kinez.
GNK Dinamo dëshiron të falënderojë Fatos Beqirajn për çdo gjë që ai ka bërë për klubin tonë, ka qenë gjithmonë një profesionist i vërtetë. I urojmë atij fat në karrierën e tij të ardhshëm.
Beqiraj është transferuar te Dinamo në vitin 2010 nga ekipi malazez, Bu