Benitez kërkon një sulmues dhe një mesfushor
Madrid, 17 gusht - Trajneri i Real Madridit, Rafa Benitez, ka vendosur që të transferojë një sulmues dhe patjetër një mesfushor qëndror.
Sulmuezi pritet të jetë mbulesë në rast se do të pushojë ndonjëri nga treshja BBC.
Nga ana tjetër mesfushori qëndror shihet si nevojë më urgjente, pasi që Toni Kroos dhe Luka Modric nuk mund të luajnë pa pushuar gjatë gjithë sezonit.
Kështu Bentiez ka disa preferenca dhe emrat e preferuar të tij janë William Carvalho i Sportingut dhe Lucas Biglia.
Mbetet të shihet çka do të ndodhë, por sipas Marca, Reali nuk do të qëndrojë i qetë deri në fund të këtij afati kalimtar.