Benedito: Nëse shitet Messi bëhët gabim i madh
Barcelonë, 11 shkurt - Shitja e Lionel Messit do të ishte një gabim i madh për Barcelonën. Kështu mendon kandidati për president të klubit katalan, Agusti Benedito. Por, ky i fundit beson se argjentinasi do të mbetet gjatë në Camp Nou.
Messi është lojtari më i mirë në botë dhe me siguri lojtari më i mirë në histori. Ne jemi me fat që ai po tregohet i pandalshëm javë pas jave, deklaroi ai për Goal.com.
Do të ishte një gabim i madh për ta shitur atë. Le të shpresojmë se nuk do të ndodhë një gjë e tillë. Unë shpresoj se ai do të jetë këtu për shumë vite, ka theksuar Benedito.