Belgët duan të luftojnë deri në fund për Jonuzajn
Bruksel, 22 nëntor - Adnan Januzaj mund të zgjedhë kombëtaren e prindërve të tij, Shqipërinë, por edhe atë të Belgjikës, ku ka lindur dhe ka luajtur për kombëtaret e grupmoshave të reja.
Në një duel ndërmjet këtyre dy kombëtareve, FSHF dhe trajneri Xhani De Biazi kanë vendosur të bëjë të pamundurën të shkojnë kudo për të siguruar shërbimet e Januzajt.
Edhe belgët nuk e kanë ndërmend të rrinë duarkryq, por duan të luftojnë deri në fund për talentin e Mançester Junajtid.
Madje belgët kanë një ofertë më joshëse profesionale, ata e ftojnë Januzajn për në Botëror. Pas kualifikimit të Belgjikës në Botëror, trajneri belg Vilmots ka deklaruar: Është një garë shumë e madhe, tani me Bakali, Karrasko dhe ndoshta edhe me Januzajn.