Behrami pranë Interit, Xhemaili pranë Lazios
Torino, 29 korrik - Me shumë mundësi, aventura e Valon Behramit dhe Blerim Xhemailit te Napoli ka mbaruar.
Edhe ditën e djeshme trajneri i kësaj skuadre, Rafa Benitez, u ka dhënë një sinjal të fortë dy futbollistëve me origjinë shqiptare se nuk bëjnë më pjesë në projektin e klubit.
Vendimi Trajneri spanjoll vendosi që të mos i aktivizonte për asnjë minutë të dy mesfushorët në miqësoren që luajti Napoli përballë ekipit të Fc Kallon.
Si Behrami edhe Xhemaili u takuan edhe nga trajneri i ri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç, të cilët e ndoqën këtë takim nga tribuna.
Për të parin Napoli e di fare mirë se është interesuar Hamburgu, ndërsa të dytin shpreson që ta fusë në operacionin që do të sjellë në këtë ekip Antonio Candrevan.
Në orët e vona të ditës së djeshme Aurelio De Laurentiis i ka ofruar Lazios, Xhemailin, Britosin dhe 15 milionë euro në këmbim të Candrevas.