11 Janar 2025

Behrami mohon se ka marrëveshje me Interin

Napoli, 29 maj - Mesfushori Valon Behrami ka mohuar raportet se ka arritur marrëveshje me Interin, por pranon se duhet të bisedojë me krerët e Napolit për të ardhmen e tij, shkruajnë të mërkurën mediumet italiane.

Ditë më parë mediumet italiane raportuan se Behrami kishte arritur marrëveshje me Interin për tre vjetët e ardhshëm me pagë vjetore fillestare prej 1.8 milionë eurosh që pas çdo edicioni do të rritej për 500 mijë euro.

“Sinqerisht nuk kam biseduar as me agjentin tim e as me drejtuesit e Napolit. Nuk kam marrëveshje me asnjë ekip dhe pas botërorit do të ulem të bisedoj me Napolin sa i përket të ardhmes sime”, ka deklaruar Behrami, i cili ka kontratë me Napolin deri në qershorin e vitit 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)