11 Janar 2025

Behrami: E pashë Messin si i lutej Zotit për shtyllën e Xhemailit

Bernë, 4 korrik - Futbollisti i kombëtares zvicerane, Valon Behrami ka treguar disa detaje të rëndësishme të ndeshjes mes Zvicrës dhe Austrisë në Kupën e Botës.

Sipas tij, kur sulmuesi shqiptar Blerim Xhemaili gjuajti me kokë topin në minutat e fundit të ndeshjes, Messi po i lutej Zotit që topi të mos hynte në portë.

“Deri sa Blerimi gjuajti me kokë, e pashë Messin se si i lutej Zotit që topi mos hynte në portë”, tha ai.

Valon Behrami ka pasur detyrën më të vështirë si mbrojtës i Zvicrës për ndeshjen me Argjentinën, ku i është dashur të jetë ‘hija’ e futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messit.

Ai tregon se e ka kryer më së miri këtë detyrë, sa që ka marrë lavdërime të shumta. Behrami shton se një moment ka qenë aq afër Messit duke mos e lejuar këtë të fundit të lëvizë shpejt, aq sa Messi është detyruar të shtyjë futbollistin shqiptar nga Mitrovica.

“Nuk e di nëse duhet të jemi krenar për lojën apo të zhgënjyer për mundësinë e humbur për të shkruajtur historinë. Bëmë një gabim dhe u dënuam”, tha Behrami.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)