Behrami dhe Xhemaili drejt largimit nga Napoli
Napoli, 11 korrik - Mesa duket dy futbollistët Shqiptarë që aktivizohet te Napoli në Seria A, Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami do të lëvizin në këtë merkato vere. E ardhmja e tyre duket se do të jetë larg Napolit.
Sipas mediave italiane, futbollisti shqiptar nga Maqedonia Blerim Xhemaili mund të përfundojë në Spanjë, ku ka shprehur interesim Sevilla dhe Levante, kurse për futbollistin nga Mitrovica Valon Berhami, ka oferta nga Gjermania, ku ekipi më i interesuar është Koln.
Trajneri i Napolit Rafael Benitez nuk e llogarit më dyshen shqiptare si pjesë e planit të tij, ndaj ata do të largohen nga San Paolo këtë verë.