Beckham me një skuadër futbolli në Majemi
Londër, 1 nëntor - David Beckham është duke finalizuar planet për krijimin e një skuadre të re futbolli në Kampionatin amerikan dhe shpreson që djali i tij Brooklyn të luajë një ditë në fushë për ekipin.
Duke folur në Londër në hapje të një aktiviteti për librin e tij dixhital, ish kapiteni i ekipit anglez njoftoi se ishte i ngazëllyer rreth mundësisë së pronësisë të një klubi sportiv.
Pesë muaj pasi u tërhoq nga fusha, Beckham po i jep formë planeve të investimit duke kërkuar leje për të filluar krijimin e një skuadre të re në Miami.
Djali i tij i madh, 14 vjeçari Brooklyn, ka treguar se mund të jetë Beckhami i ardhshëm si futbollist profesionist.
Ai ka luajtur për pak kohë me ekipet e të rinjve të Chelsea-it dhe Queens Park Rangers pasi luajti me ekipin e të rinjve të Galaxy të Los Anxhelesit.